Lëngu nga karrota, elikser i bukurisë dhe i shëndetit

  • 03 August 2019 - 10:03
Lëngu nga karrota,  elikser i bukurisë dhe i shëndetit

Kjo pije e shëndetshme ka shumë përbërës shërues.

Karota është e pasur me beta karotinë, që nxit prodhimin e melaninës dhe është përgjegjës për ngjyrën e lëkurës. Përveçse arrin një ngjyrë të bukur, lëngu nga karota është burim i vërtetë për shëndetin.

Lëngu nga karota është përplot me vitamina A, që njihen si antioksidues mjaft i fortë, pastaj është i pasur edhe me vitaminat B, C, D, G dhe K. Ky lëng ndikon edhe në forcimin e dhëmbëve dhe të eshtrave, si dhe parandalon lajmërimin e proceseve infektuese në sy, pastaj forcon trupin që të jetë më rezistues ndaj infeksioneve, mbron sistemin nervor dhe trupit i ofron vitalitet.

(Kosova Sot Online)