A i dini dobitë nga kastraveci!

  • 11 August 2019 - 08:52
A i dini dobitë nga kastraveci!

Kastravecat konsiderohen si perimet e katërta në botë për nga sasia e kultivuar dhe njihen si një nga ushqimet më të mira për shëndetin e përgjithshëm. Shpesh referohen si “superushqim”.  Ndaj, duhet të merrni një tufë me kastraveca të lëmuar, me ngjyrë të gjelbër të errët dhe t’i hidhni në shportën e ushqimeve. Do i bleni vetes një ushqim që ju siguron një shëndet të mirë.

Përfitimet që vijnë nga kastraveci:

Hidraton trupin
Nëse jeni shumë të zënë duke pirë ujë gjithë ditën, konsumoni kastravec, i cili përmban 90% ujë. Ai do të kompensojë më së miri humbjen e sasisë së ujit.

Lufton nxehtësinë nga brenda dhe jashtë
Duke konsumuar kastravec, do ta lehtësoni trupin nga nxehtësia e tepërt. Nëse e aplikoni në lëkurë, do të lehtësoheni nga djegia e diellit.

Eliminon toksinat
Gjithë ai ujë te kastraveci vepron si një pastrues virtual, duke pastruar produktet e dëmshme që dalin nga trupi juaj. Nëse e hani rregullisht, ai arrin të pastrojë edhe gurët e veshkave.

Plotëson kërkesat për vitamina
Kastravecat përmbajnë shumicën e vitaminave për të cilat trupi ka nevojë gjatë një dite. Vitamina A, B dhe C do të forcojë sistemin tuaj imunitar, do t’ju mbajë të gjallë dhe do t’ju japë energji. Nëse e doni efektin më të fortë, shtrydhni kastravec me spinaq dhe karrota. Mos harroni ta ruani lëkurën, pasi ajo përmban një sasi të madhe të vitaminës C, rreth 12% të sasisë së rekomanduar gjatë një dite.

(Kosova Sot Online)