Ka aromë të pakëndshme, por ka shumë arsye për ta konsumuar

  • 07 August 2019 - 14:36
Ka aromë të pakëndshme, por ka shumë arsye për ta konsumuar

Shumica e nejçëve shmangin ngrënien e hudhrës, sepse nuk dëshirojnë të kenë aromë të pakëndshme në gojë. Por, nëse kjo është arsyeja e vetme, atëherë mendojeni edhe një herë.

MBRON NGA INSEKTET

Hudhra posedon substancën e squfurit që shkakton aromë jo të mirë, por kjo aromë udhëton nëpër krejt trupin dhe del jashtë përmes poreve. Madje, edhe nëse përtypni çamçakëz, aroma e hudhrës del përmes djersitjes. Nëse e hani shpesh, aromën nuk do ta ndjeni, por do ta ndjejnë të tjerët. Mirëpo, sipas ekspertëve amerikanë, djersa me aromën e hudhrës ju mbron nga insektet. Me sa duket kjo aromë largon insektet nga largësia deri 35 metra.

ANTIBIOTIK

Pos kësaj, hudhra është antibiotik natyral. Mjekët britanikë e kanë përdorur hudhrën si antibiotik për t'i shëruar plagët e ushtarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një nga përparësitë është se përdorimi i hudhrës bën që bakteret në trupin tonë të mos krijojnë rezistencë ndaj tij. Substanca që përmban hudhra është testuar kundër shumë baktereve që shkaktohen si pasojë e sëmundjeve që shkaktohen nga ushqimi. 


(Kosova Sot Online)