Shtypja e lartë e gjakut mund të ulet në mënyrë natyrale

  • 10 August 2019 - 14:09
Shtypja e lartë e gjakut mund të ulet në mënyrë natyrale

S tudiuesit holandezë kanë vërtetuar se me konsumimin e dy gotave qumësht, mund ta ulni shtypjen e gjakut dhe ta ulni rrezikun për t'u prekur nga sëmundjet e zemrës. Studimet bazohen në analizat e nëntë studimeve të ndryshme, ku ishin përfshirë më shumë se 57.000 persona, dhe 15.367 raste të hipertensionit. Autorja kryesore, Dr.Sabita S. Soedamah-Muthu, ka vërtetuar se sasi më të mëdha të qumështi kanë efekt edhe më pozitiv.

"Në bazë të këtyre analizave, ekziston lidhja midis numrit të gotave të konsumuara me qumësht dhe uljes së mundësisë së shfaqjes së hipertensionit", ka shpjeguar Dr. Soedamah-Muthu. Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën "American Journal of Clinical Nutrition", që ka treguar se katër porcione në ditë të prodhimeve pa yndyrë të qumështit ndihmojnë në uljen e shtypjes së gjakut te personat e moshës së mesme dhe te të moshuarit.  

(Kosova Sot Online)