6 oraret kur ju duhet të pini ujë për të qëndruar të shëndetshëm

  • 15 August 2019 - 07:52
6 oraret kur ju duhet të pini ujë për të qëndruar të shëndetshëm

Rreth 60% e trupit njerëzor është i përbërë nga uji. Uji lubrifikon kyçet, transporton oksigjenin në trup, rregullon temperaturën, ndihmon në tretje si dhe largon toksinat. Për të qëndruar të shëndetshëm duhet të pini të paktën 2 litra ujë në ditë, por jo vetëm. E rëndësishme është gjithashtu edhe koha kur ju pini ujë. Ne ju zbulojmë oraret se kur duhet të pini sipas ‘TimesOfIndia’:

1-Kur zgjoheni në mëngjes. Largon toksinat nga trupi.

2-Përpara vaktit. Ju bën të ndiheni më të ngopur dhe parandalon ushqyerjen e tepruar.

3-Kur ndiheni të uritur. Ndonjëherë kur jeni të uritur në fakt është thjeshtë një shenjë dehidratimi. Prandaj pini një gotë ujë për të dalluar nëse jeni vërtet të uritur apo të dehidratuar.

4-Përpara dhe pas ushtrimeve fizike. Ju mbron nga dehidratimi. Gjithashtu mban balancën e fluideve në trupin tuaj.

5-Kur jeni të sëmurë. Ju hidraton si dhe largon toksinat duke ju ndihmuar që të merni veten më shpejtë.

6-Kur ndiheni të lodhur. Lodhja është shenjë e dehidratimit. Nëse pini një gotë ujë kjo do t’ju japi energji.

(Kosova Sot Online)