Rukola, perime e gjelbër që pak dihet për vetitë shëruese të saj

  • 15 August 2019 - 15:01
Rukola, perime e gjelbër që pak dihet për vetitë shëruese të saj

Arugula, po ashtu njihet ndryshe edhe si rukola, është një perime e gjelbër që pak dihet për të, megjithëse ofron shumë veti shëruese, sikurse edhe perimet tjera të gjelbra, si brokoli, lakra jeshile dhe lakra e Brukselit. Rukola, sikurse edhe perimet tjera të gjelbra, është e pasur me nitrate (më shumë se 250 mg/100 g). Konsumimi i një sasie të kosniderueshme të rukolës ndikon që ta ulni shtypjen e lartë të gjakut, ta reduktoni shumën e oksigjenit që nevojitet gjatë ushtrimeve. Në bazë të disa të dhënave, rreth 40 gramë me këtë perime të gjelbër, përafërsisht përmbajnë rreth 10 kalori. Po ashtu, kjo perime përmban edhe 1 gram me proteina, 0.3 gramë yndyrë dhe 1.5 gram karbohidrate (përfshirë këtu edhe 0.6 gram fibra dhe 0.8 gramë sheqer).

Nëse konsumoni rreth 40 gramë të kësaj perime, do të furnizoheni me 20 për qind të vitaminave A, rreth 50 për qind të vitaminave K dhe 8 për qind të vitaminave C, folate dhe kalcium, që ju nevojiten brenda një dite të vetme. Rukola radhitet midis 20 ushqimeve më të shëndetshme për organizmin e njeriut. Shumë studime kanë vërtetuar se rukola ndikon në humbjen apo pakësimin e mbipeshës, sëmundjet e zemrës, përderisa ndikon të merrni energji dhe të keni trup vital. 

(Kosova Sot Online)