Vaji nga kanella, eliksir i jetës

  • 20 August 2019 - 15:12
Vaji nga kanella, eliksir i jetës

Për të gjithë ata që dëshirojnë të plaken më ngadalë, por edhe të jetojnë më të shëndetshëm, kemi zbuluar eliksirin e vërtetë të jetës. Bëhet fjalë për vajin e kanellës. Përveçse kanellën mund ta konsumoni si të vetme dhe përmes ushqimit, përgatitja e vajit është shumë e thjeshtë. Gjithçka që ju duhet është vaji i pastër i ullirit dhe disa shkopinj të kanellës (bën edhe pluhur). Shkopinjtë i vendosni në kavanoz të qelqtë dhe i përzieni me vaj ulliri derisa të jenë mbuluar në tërësi.

Kavanozin e mbyllni mirë dhe për tri javët e ardhshme e mbani në temperaturën e dhomës. Pastaj vaji është gati. Edhe pse numri i shkopinjve mund të zgjidhet sipas dëshirës së secilit, do të ishte mënyrë ideale të vendosni pesë apo gjashtë shkopinj në një gjysmë litri vaj të pastër ulliri. Nëse e përdorni kanellën pluhur, qëllimi është që pesë herë më shumë të vendosni vaj se kanellë. Rreth njëqind gramë pluhur nga kanella në gjysmë litri vaj. Karakteristikat e vajit janë të thjeshta: i shëndetshëm, aromë të këndshme, i shijshëm.
(Kosova Sot Online)