Pesë arsye të rëndësishme jetësore pse duhet t'i hani kërpudhat

  • 22 August 2019 - 08:11
Pesë arsye të rëndësishme jetësore pse duhet t'i hani kërpudhat

Nëse hani përditë kërpudha, rreziku për t'u prekur nga kanceri zvogëlohet për 64 për qind, thekson "Journal of Cancer". Efekti shtohet edhe më shumë nëse i hani në shoqëri me një filxhan çaj të gjelbër. Kërpudhat për shumë njerëz janë ushqim i preferuar vjeshtor, kështu që i kërkojnë nëpër fusha e male. Në vijim ju paraqesim pesë arsye pse kërpudhat duhet të jenë pjesë e ushqimit tua.

j ARSYEJA E PARË Kërpudhat janë të pasura me citinë, e cila pastron arteriet dhe është vërtetuar se ul rrezikun për t'u prekur nga sëmundjet e zemrës. Këtë e kanë vërtetuar edhe shkencëtarët nga universiteti në Illinois.

ARSYEJA E DYTË Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se një dozë e përditshme me kërpudha mund ta ulë rrezikun për t'u prekur nga Alzhaimer-i për 70 për qind.

ARSYEJA E TRETË Kërpudhat janë të pasura me fibra dietale, të cilat luajnë një rol kyç për shëndetin e zemrës. Nëse keni probleme me zemër, atëherë hani kërpudha.

ARSYEJA E KATERT  Në forcimin e sistemit imun shumë mirë ndikojnë kërpudhat, të cilat ndihmojnë në rregullimin e radikalëve të lirë të cilët e dëmtojnë mëlçinë.

ARSYEJA E PESTË Nëse kërpudhat i hani për çdo ditë, atëherë rreziku që të prekeni nga kanceri zvogëlohet për 64 për qind, e ky efekt sa vjen e forcohet nëse kërpudhat i hani në shoqërinë e një çaji të gjelbër.  

(Kosova Sot Online)