Peshku, një nga ushqimet që nuk duhet t'i mungojë tryezës tuaj

  • 29 August 2019 - 19:11
Peshku, një nga ushqimet që nuk duhet t'i mungojë tryezës tuaj

Nëse vakti i drekës përbëhet nga mishi, peshku apo arrorët, atëherë kjo është periudha e duhur për acidet yndyrore. Për më tepër, në mbrëmje mund të ndiheni më të qetë dhe të vëmendshëm.

Suplementet e lëngshme apo kapsula

Nëse nuk ju pëlqejnë suplementet e ngurta, atëherë mund të zgjidhni ato të lëngshme, të cilat zakonisht kanë pak yndyrë në përmbajtjen e tyre.

Këshilla

Përzgjedhja e kohës së marrjes së suplementeve të acideve yndyrore ka një rol të rëndësishëm në marrjen e përfitimeve. Nëse ju merrni medikamente të tjera në mbrëmje, atëherë në këtë kohë mund të merrni edhe vajin e peshkut. Zgjidhni formatin që ju përshtatet dhe jini të rregullt në marrjen e suplementeve. Shpesh keni dëgjuar që vaji i peshkut nuk rekomandohet të merret gjatë muajve të ngrohtë. Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, tregojnë se kjo është e pavërtetë, e mbetur nga koha kur vaji i peshkut nuk ruhej në freski.

Vaji i peshkut, nëse nuk ruhet siç duhet oksidohet

Bëni kujdes të mos e konsumoni nëse vëreni se vaji i peshkut në suplementet që blini në farmaci ka shkrirë. Por nëse ai ruhet në kushte të përshtatshme në frigorifer, Organizatat e Shëndetit e rekomandon atë të merret edhe gjatë muajve të ngrohtë. Mbase në sasi pak më të reduktuara. Madje gjatë verës është e rekomandueshme të konsumohet edhe më shumë peshk, pasi organizmi e pranon dhe e përvetëson më mirë.

Vaji i peshkut i bën mirë zemrës

Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë shumë peshk kanë më pak gjasa të preken nga sëmundjet e zemrës. Të dhënat shkencore tregojnë se peshku ose vaji i tij luftojnë shumë prej faktorëve të rrezikut të sëmundjeve të zemrës siç janë: kolesteroli, trigliceridet, tensioni i gjakut, tromboza, aritmia. Pavarësisht kësaj, vaji i peshkut ose suplementët e tij nuk parandalojnë atakun në zemër ose goditjet në tru.

Çrregullimet mendore, ankthi dhe depresioni

Truri përbëhet nga 60% yndyrë dhe shumica e kësaj yndyre është acid yndyror omega-3. Rrjedhimisht këto acide yndyrore janë thelbësore për funksionin normal të trurit. Sipas tyre suplementet e vajit të peshkut parandalojnë simptomat e këtyre çrregullimeve siç janë skizofrenia ose çrregullimet bipolare. Depresioni nga ana tjetër, pritet të jetë sëmundja me peshën e dytë për nga madhësia në të gjithë barrën globale të sëmundjeve në vitin 2030. Studimet kanë treguar se vaji i peshkut dhe suplementet e omega-3 mund të përmirësojnë simptomat e depresionit.

Mbipesha

39% e të rriturve në mbarë globin janë mbi peshë. Suplementet e vajit të peshkut përmirësojnë përbërjen yndyrore të trupit dhe zbusin faktorët e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Disa studime kanë treguar se suplementet e vajit të peshkut në kombinim me ushqyerjen e shëndetshme dhe aktivitetin fizik ndihmojnë në rënien në peshë.

Shëndeti i syve

Acidet yndyrore omega-3 janë thelbësore për shëndetin e syve që përkeqësohet me kalimin e moshës. Këto acide yndyrore merren duke konsumuar peshk sipas rekomandimeve të OBSH-së ose vaj peshku.

Vaji i peshkut kundër inflamacionit

Vaji i peshkut ka vlera kundër inflamacionit dhe ndihmon kundër sëmundjeve të shkaktuara nga inflamacioni kronik. Për shembull, vaji i peshkut rekomandohet dhe funksionon te njerëzit obezë dhe të stresuar. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, suplementet ndikojnë kundër dhimbjeve të kyçeve, reumatizmës e të tjera.

Vaji i peshkut për lëkurën

Lëkura është organi më i madh në organizëm dhe përmban shumë acide yndyrore omega-3. Shëndeti i lëkurës përkeqësohet me kalimin e moshës ose pas ekspozimit në rritje në diell.

Shtatzënia dhe fëmijët

Fëmijët e prekur nga çrregullime si hiperaktiviteti apo shpërqendrimi i lartë kanë mungesë të acideve yndyrore omega-3. Suplementet e vajit të peshkut përmirësojnë këto simptoma, përfshirë impulsivitetin e lartë dhe agresivitetin te fëmijët. Acidet yndyrore omega-3 janë thelbësore për rritjen dhe zhvillimin e fetusit.

Vaji i peshkut kundër yndyrës në mëlçi

Sëmundjet e mëlçisë dhe akumulimi i yndyrave në të janë të rrezikshme. Suplementet me vaj peshku përmirësojnë funksionet e mëlçisë, shkrijnë dhjamin e akumuluar dhe luftojnë inflamacionin.

Astma dhe alergjitë

Studimet kanë treguar se acidet yndyrore omega-3 dhe suplementet e vajit të peshkut zbusin simptomat e astmës dhe alergjive sidomos  në fëmijëri. Kjo vlen për nënat që konsumojnë vaj peshku. Impakti do të tejzgjatet edhe te fëmijët.

Shëndeti i kockave

Acidet yndyrore omega-3 përmirësojnë densitetin e mineraleve në kocka te të rriturit dhe të moshuarit. Acidet yndyrore dhe vaji i peshkut janë thelbësore kundër frakturave dhe sëmundjeve si osteoartriti ose osteoporoza. Nëse nuk konsumoni peshk çdo javë atëherë duhet të merrni suplemente.

(Kosova Sot Online)