Receta tradicionale kundër kolesterolit

  • 31 August 2019 - 09:11
Receta tradicionale kundër kolesterolit

Hudhra dhe limoni konsiderohen si artikuj që ndikojnë në pastrimin e enëve të gjakut, uljen e kolesterolit, forcimin e mureve të gjakut dhe uljen e rrezikut për sëmundje të zemrës, si arteroskleroza.

Përbërësit: 4 thelpinj të hudhrës, 4 limonë, 3 litra ujë të vluar. Përgatitja: Hudhrën e ndani në thelpinj dhe e pastroni. Limonët i përzini me ujë të vluar dhe i ndani në pjesë. Më pas i futni në makinën për bluarje. Masën e bluar e vendosni në kavanoz dhe e mbuloni me ujë të ngrohtë. E mbuloni dhe e vendosni në frigorifer për tri ditë.

(Kosova Sot Online)