Përse duhet konsumuar çajin nga sherbela?

  • 01 September 2019 - 09:05
Përse duhet konsumuar çajin nga sherbela?

Sherbela është bimë mesdhetare, e cila përdoret në mjekësinë popullore me shekuj. Gjethet e kësaj bime mund ta përmirësojnë shëndetin e organizmit në përgjithësi dhe përdoren për fitimin e çajit dhe vajit eterik.

Sherbela ka shumë veti shëruese, e shumë hulumtime kanë vërtetuar se personat me shëndet të dobët mund ta përdorin çajin prej saj, sepse shton oreksin. Antioksiduesit nga kjo bimë pastrojnë trupin prej radikaleve të lira dhe helmeve të tjera ekologjike.  

Duke parandaluar aktivitetin e radikaleve të lira, antioksiduesit parandalojnë parandalimin e sëmundjes së zemrës dhe të kancerit, por edhe shenjave të hershme të plakjes. Sherbela është njëra nga bimët që është e dobishme për personat e prekur nga diabeti.

(Kosova Sot Online)