Lëvorja e shegës shëron shumë sëmundje

  • 10 September 2019 - 12:48
Lëvorja e shegës shëron shumë sëmundje

Mos e hidhni lëvoren e shegës. Thajeni dhe ruajeni në barnatoren shtëpiake. Thelbi i shërimit përmes çajit nga lëvorja e shegës qëndron në traktin gastrointestinal, pasi që shkatërrohen të gjitha bakteret e dëmshme dhe ruhen ato të shëndetshmet. Për vetitë shëruese që i posedon lëvorja e shegës dinte madje edhe Hipokrati, para 2.500 viteve.

Ky lloj i çajit ju ndihmon kundër infeksioneve në stomak dhe shëron çrregullimet në zorrë dhe shumë infeksione të tjera. Për 5 orë, mund të shëroni këto sëmundje: dizenterinë, diarrenë, tifon, kolerën, zorrën qore.

Me këtë përgatitje: Pasi të ketë qëndruar 25-30 minuta, mund ta përgatisni çajin dhe ta pini. Nëse pas 10 minutave ndieni relaksim dhe ndiheni më mirë, do të thotë se në pyetje është diarreja e zakonshme dhe shërimi saj ka përfunduar.

Nëse keni probleme me zorrë, çajin e shegës duhet ta pini në mëngjes, në lukth të zbrazët, përderisa një sasi duhet ta pini para gjumit. Nuk duhet ta konsumoni për çdo ditë, por çdo të dytën ditë. Vërejtje: Gjatë kohës së shërimit, nuk guxoni të konsumoni alkool.

(Kosova Sot Online)