Panxhari -pastruesi i organizmit

  • 10 September 2019 - 19:13
Panxhari -pastruesi i organizmit

Pasi dimri po troket në derë, ende nuk është herët të mendojmë si të shmangim grumbullimin e kileve, sepse dimri tregon dhëmbët, që do të thotë më pak ushtrime dhe aktivitete fizike, më shumë ushqim. Ekspertët sugjerojnë detoksikimin organizmit, që përfshin deri dhjetë porcione pemë e perime në ditë, e çdo ditë duhet të hani panxhar për disa arsye: Panxhari largon helmet nga organizmi;

Është i shkëlqyeshëm për shtatzënat; Është i pasur me kalcium dhe vitamina K. Në vijim ju paraqesim recetën për sallatën nga panxhari dhe shurupi i dafinës: Përbërësit: 16 panxharë të vegjël; 1 lugë vaj ulliri; 2 lugë shurup dafine; Kripë; ½ e gotës arra; ½ e gotës ullinj të zinj; 350 gr spinaq të ri. Për salcë: 1/3 e gotës vaj të arrave; 1/3 e gotës jogurt; 3 lugë lëng portokalli; 2 lugë lëng limoni; Kripë. Gjethet e panxharit i shkurtoni dhe i shpëlani mirë, por mos e qëroni lëvoren. Panxharin e aplikoni në një tepsi të vogël, shtoni vajin e ullirit dhe shurupin e dafinës dhe e piqni në tepsinë prej 160 C, 45 minuta, duke përzier çdo 15 minuta. Kur panxhari është gati e qëroni dhe e lini të ftohet nga anash. Për salcë përzieni përbërësit dhe hidhni sipër panxharit, spinaqit, arrave dhe ullinjve. 

(Kosova Sot Online)