Kalojeni dimrin me ushqimet që duhet të jenë në pjatën tua

  • 12 September 2019 - 08:20
Kalojeni dimrin me ushqimet që duhet të jenë në pjatën tua

Sistemi imun mund të dobësohet edhe në situata të caktuara dhe gjatë plakjes. Këtu ndikon ngarkesa në punë, pasojat e sëmundjeve akute. Për ta ruajtur sistemin imun duhet të konsumojmë ushqime të caktuara, por edhe duke shmangur disa që e shpenzojnë imunitetin.



Prej këtu edhe rrjedh porosia që t'i forconi aftësitë e sistemit mbrojtës të organizmit, me shujta të lehta, që përmbajnë karbohidrate (makarona, oriz, patate dhe bukë), aminoacide të rëndësishme (fara të sezamit), aminoacide esenciale (sojë), minerale (zink, bakër, selen) dhe vitamina (A, B6, C dhe E).

Me këtë rast duhet ta dini që vitaminat që shkrihen në ujë (vitaminat e grupit B dhe C) nuk mund të vendosen mirë në trupin e njeriut, prandaj janë me afat të shkurtë dhe sekretohen shpejt.

Kjo është arsyeja se vendin duhet gjetur në shujtat e pasdites, por të mos i harrojmë edhe vitaminat që treten në vaj (A, D, E dhe K) që në organizëm treten mirë përmes zorrëve. Po ashtu, duhet ditur se këto katër vitamina A, B6, C dhe E janë forcuesit më të mirë dhe mbrojtësit e sistemit imun.

(Kosova Sot Online)