Erëzat më të mira vjeshtore

  • 14 September 2019 - 14:37
Erëzat më të mira vjeshtore

E rëzat e vjeshtës pasurojnë shijen e gjellëve, por edhe përmirësojnë shëndetin. Në fakti, hulumtimet kanë treguar që kanella, xhenxhefili, kurkuma dhe hudhra mund ta ulin rrezikun e shfaqjes së çrregullimit afektiv sezonal dhe ta nxitë punën e sistemit tretës.

KANELLA

Gjatë secilit hulumtim zbulohet një veti shëruese e kanellës. Hulumtimet e deritanishme kanë treguar që kanella parandalon gripin, ftohjen, problemet me tretje, mbipeshën dhe diabetin, tipi 2.

HUDHRA

Hulumtimet e shumta kanë vërtetuar që hudhra mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave të gripit, por edhe mundet ta përshpejtojë shërimin.

XHENXHEFILI

Mundet t'ju ndihmojë në zbutjen e dhimbjeve të ndryshme, që nga ndjenja e fryrjes e deri te dhimbjet e fytit. Xhenxhefili ka efekt të mirë kundër inflamacioneve dhe është i mirëseardhur në zbutjen e dhimbjeve në nyja dhe muskuj, të shkaktuara se pasojë e gripit.

KURKUMA

Përbërësit e kurkumës mund ta përmirësojnë disponimin dhe zbutin simptomat e depresionit. Ekspertët kanë vërtetuar që kurkuma mund të lë rrezikun për t'u prekur nga infeksionet e ndryshme dhe të luftojnë kundër viruseve, përfshirë gripin, ftohjen dhe hepatitin C.

(Kosova Sot Online)