Edhe qebapët janë ushqim i shëndetshëm

  • 20 September 2019 - 09:18
Edhe qebapët janë ushqim i shëndetshëm

Qebapët, meqë janë futur në grupin e ushqimeve të shpejta, gjithmonë janë konsideruar si ushqim jo i shëndetshëm.

Por, revista "Australian News" ka bërë një studim rreth asaj pse qebapët e gëzojnë këtë famë të keqe, të qenit ushqim jo i shëndetshëm. Por, nutricionistja Susie Burrell thotë se meqë qebapët, për dallim nga ushqimet e tjera të shpejta, nuk fërgohen, si dhe për shkak se ata zakonisht i hamë me sallatë e edhe për shkak se mishi që përdoret për bërjen e tyre nuk është i keq, atëherë mund të thuhet se qebapët janë ushqim i shëndetshëm.

Problem paraqet fakti se qebapët shpesh i hamë me salca kalorike, e edhe fakti se shujtat ndonjëherë janë tepër të mëdha. Nëse i evitoni të gjitha këto "kurthe", atëherë nuk ka arsye pse të mos kënaqeni duke ngrënë qebapë derisa të gogësini. 

(Kosova Sot Online)