6 ushqimet që e forcojnë sistemin imun

  • 22 September 2019 - 10:46
6 ushqimet që e forcojnë sistemin imun

Tashmë në stinën e vjeshtës,kur temperaturat ndryshojnë shumë shpesh,organizmi i njeriut është i prirë për t'u prekur nga viruset. Në vijim ju paraqesim gjashtë artikujt ushqimorë,që me ngritjen e sistemit imun ndikojnë t'i luftoni këto viruse sezonale.

SHTOGU

Një ilaç popullor bën me dije se ekstraktet nga këto manaferra të errëta duket se bllokojnë virusin e gripit. Por, me gjithë studimet, shkencëtarët pohojnë se nevojiten studime shtesë në të ardhmen. Fryti vetvetiu është i pasur me antioksidues që mund të ketë kapacitetin për t'i luftuar inflamacionet.

FRUTAT 'AÇAI'

I cilësuar si "superushqim", së bashku me boronicat, ngjyra e errët e frytit të vogël tregon fare mirë se kemi të bëjmë me diçka që posedon shumë antioksidues, të quajtur antocianinë. Përderisa nuk ndërlidhet me ndonjë sëmundje specifike apo aftësi për luftimin e ndonjë sëmundjeje, antioksiduesit me të cilët është e pasur mund t'i ndihmojnë trupit në luftimin e sëmundjeve.

GUACAT E DETIT

Cilësohen si afrodiziakë apo përforcues të sistemit imun? Ndoshta që të dyja, falë sasisë së mineralit zink që e posedon. Mungesa e zinkut përcillet me infertilitet te meshkujt. Dhe me sa duket zinku posedon efekte kundër viruseve, megjithëse ekspertët nuk mund ta shpjegojnë përse. Sido që të jetë, ata e dinë se është i rëndësishëm për sistemin imun, si dhe për shërimin e plagëve.

HUDHRA

Hudhra ofron shumë antioksidues që luftojnë pushtuesit e sistemit imun të njeriut. Midis këtyre antioksiduesve, janë disa më kryesor ë,të cilët, sipas shkencëtarëve dhe disa hulumtimeve, luftojnë ulcerën dhe kancerin në stomak.

SPINAQI

I njohur si "superushqim", spinaqi është i pasur me nutriente. Posedon edhe folate, që trupit të njeriut i ndihmojnë në prodhimin e qelizave të reja dhe në përmirësimin e ADN-së. Po ashtu, është i pasur me fibra, antioksidues, si vitamina C, dhe më shumë.

BROKOLI

Është lehtë për ta gjetur nëpër shitore dhe lehtë mund ta përfshini nëpër ushqime, pasi që brokoli është ushqimi bazë që përforcon sistemin imun. Një studim ka raportuar se një kemikat në brokoli kishte ndihmuar në forcimin e sistemit imun te minjtë. Plus, është përplot me nutriente që mbrojnë trupin tuaj prej dëmtimeve. Posedona vitamina A, B, C dhe D.

(Kosova Sot Online)