Vetitë shëruese të vajit të origanos

  • 01 October 2019 - 09:05
Vetitë shëruese të vajit të origanos

Origano është bimë mesdhetare, cila radhitet si njëra nga bimët më shëruese në botë. Sidomos vlerësohet vaji i saj. Shkencëtarët britanikë në hulumtimet e tyre kanë vërtetuar që vaji i origanos është efektiv kundër 25 baktereve të ndryshme.

Është efikas kundër shumicës së baktereve që shkaktojnë infeksionin e zorrës së trashë dhe traktit urinar, tifos, kolerës, të thatit dhe infeksioneve në lëkurë. Pos se shkatërron bakteret, vaji i origanos posedon efekt të fortë kundër virusal, kështu që mbron nga gripi dhe ftohjet. Vaji i origanos do të mund të shndërrohet pjesë e terapisë në shërimin e kancerit.

Vaji i origanos shëron edhe djersitjet dhe aromën e keqe në gojë, largon parazitët, ndihmon te ndezja e muskujve, parandalon infeksionet.

(Kosova Sot Online)