Arsyeja e shkëlqyeshme që të vërsuleni në lakrat turshi

  • 06 October 2019 - 09:53
Arsyeja e shkëlqyeshme që të vërsuleni në lakrat turshi

A mendoni se lakrat turshi kanë pak vlerë ushqyese? Mendojeni përsëri, sepse hulumtimi më i fundit tregon se ushqimi i fermentuar është ushqim shumë i shëndetshëm. Sipas ekspertëve nga kolegji i Kembrixhit, ushqimi i fermentuar, sidomos prodhimet e qumështit, parandalojnë zhvillimin e diabetit, tipi 2, madje për 25 për qind.

Sipas ekspertëve, në ushqimin e fermentuar gjenden baktere të mira. Mu për këtë, trupi e ka më të lehtë të absorbojë ushqimet e tilla. Në sistemin tonë tretës gjenden midis 70 dhe 80 për qind të gjitha qelizave të sistemit imun. Ushqimi i fermentuar stimulon bakteret, të cilat ndihmojnë në forcimin e sistemit imun.

(Kosova Sot Online)