Niveli i ulët i hekurit lidhet me sulm në tru

  • 04 December 2019 - 17:15
Niveli i ulët i hekurit lidhet me sulm në tru

Mungesa e mineralit mund të kontribuojë në bërjen e gjakut më të ngjitshëm, gjë që mundet të çojë drejt formimit të droçkave. Mungesa e hekurit mund ta rrisë rrezikun nga pësimi i sulmit në tru, pasi që e bën gjakun më të ngjitshëm, zbulon një studim i ri. Zbulimet nga shkencëtarët e 'Imperial College London' kanë gjasa që të ndihmojnë në parandalimin e sulmeve në tru.

Për çdo vit, 15 milionë njerëz në botë pësojnë sulm në tru, rreth 6 milionë njerëz vdesin, ndërsa pesë milionë të tjerë mbeten përgjithmonë të paaftë. Lloji më i shpeshtë, sulmi iskemik, ndodh për shkak se furnizimi me gjak në drejtim të trurit pengohet nga ana e droçkave të vogla. Gjatë pesë viteve të fundit, disa studime kanë zbuluar që mungesa e hekurit, që prek rreth 2 miliardë njerëz në botë, mund të jetë faktor rreziku për sulmin iskemik te të rriturit dhe te fëmijët. Ekipi nga 'Imperial College London' ka zbuluar që mungesa e hekurit e rrit ngjitshmërinë e qelizave të vogla të gjakut, të cilat e nisin formimin e droçkave kur ato ngjiten së bashku. 

(Kosova Sot Online)