Ilaçet natyrale kundër dhimbjeve të kokës gjatë dimrit

  • 25 December 2019 - 10:55
Ilaçet natyrale kundër dhimbjeve të kokës gjatë dimrit

Dhimbjet e kokës paraqesin probleme të mëdha për një numër të madh njerëzish, e më të shpeshta janë gjatë stinës së dimrit, gjatë gripit dhe viruseve që qarkullojnë. Shumica menjëherë ndihmojmë e kërkojnë te ilaçet klasike, por ka edhe të tillë që përcaktohen për ilaçet natyrale. Nëse për momentin nuk keni ndonjë tabletë pranë, apo thjesht nuk dëshironi t'i pini ilaçet, ushqimet që ju paraqesim më poshtë mund t'ju ndihmojnë që në mënyrë efikase t'i largoni dhimbjet.

PATATJA E PJEKUR

Besoni apo jo, ushqimi i preferuar mund t'ju ndihmojë në zbutjen e dhimbjeve të kokës, sidomos të atyre dhimbjeve që i ndjeni një ditë pasi keni konsumuar alkool. Alkooli është diuretik, dhe shkakton dehidrim dhe humbje të kaliumit, e pikërisht për faktin se patatja e pjekur është përplot me kalium, mundet ta lehtësojë dhimbjen. Patatja e pjekur, me lëvore, është një nga burimet më të mëdha të kaliumit: madje 721 mg, në krahasim me bananen, e cila përmban 467 mg.

TRANGUJT

Nëse dhimbjet tuaja të kokës shkaktohen apo vijnë si pasojë e mungesës së dehidrimit, atëherë është shumë e qartë se do të dëshironi të konsumoni ujë. Pos ujit, që ndihmon shumë, ekzistojnë edhe disa ushqime tjera që në përbërjen e tyre kanë shumë ujë, e te këto ushqime me përbërje me ujë bën pjesë edhe trangulli.

SUSAMI

Susami njihet për faktin se është i pasur me vitaminën E, e pikërisht kjo vitaminë ndihmon në ekuilibrin e nivelit të estrogjenit dhe qetëson migrenën, sidomos gjatë periudhës së ciklit menstrual. Le t'ju bëhet kjo tanimë një shprehi që, sidomos tani, secilën sallatë, ushqimin e pjekur, e madje edhe supën, ta erëzoni me pak susam.

UJI

Uji është mënyra më e lirë, por edhe një ndër mënyrat më efikase në trajtimin e dhimbjeve të shtuara. Nëse trupi është i hidratuar në mënyrën më të mirë të mundshme, shumica e helmeve do të sekretohen përmes urinës, jashtëqitjes apo edhe djersitjeve. Uji po ashtu ndihmon edhe në rregullimin e temperaturës së brendshme dhe të jashtme të trupit.

KAFEJA

Kafeja e fortë mundet t'ju ndihmojë po ashtu në zbutjen e dhimbjeve të kokës, kjo për faktin se kafeina stimulon venat dhe nervat në hapësirën e kokës. Me këtë rast, shkencëtarët theksojnë se kafeja ka aftësinë e tkurrjes së enëve të gjakut dhe në këtë mënyrë përkohësisht të largojë dhimbjet e kokës. Por, duhet pasur kujdes me sasinë e konsumuar të kafesë.

LIMONADA

Një gotë limonadë ose lëng të freskët nga limoni me një lugë kripë mund të ndikojë të shëroheni prej dhimbjeve të kokës. Në rast të dhimbjeve të forta, kjo recetë apo kjo fshehtësi mund t'ju shërojë shumë shpejt, por duhet shmangur këtë mënyrë për të mos e shpeshtuar, sepse kripa dëmton organet.