'Bomba' energjetike: Receta e shkëlqyeshme për forcimin e imunitetit

  • 02 January 2020 - 15:42
'Bomba' energjetike: Receta e shkëlqyeshme për forcimin e imunitetit

Sa njerëz përreth juve janë të ftohur? Sezoni i ftohjeve dhe gripit me të madhe është "on", e ju mund të mbroheni nëse përgatitni bombën e duhur energjike, shkaku i saj bakteret dhe viruset nuk mund t'ju bëjnë gjë. Përbërësit: - një kavanoz prej qelqit; - gjysmë kilogrami mjaltë; -2-3 rrënjë xhenxhefili; - një limon, me lëvore. Përgatitja: Shpëlani limonin dhe e preni në rriska. E qëroni dhe e preni në rriska të mëdha. Më së lehti të keni blender, limonin dhe xhenxhefilin t'i imtësoni aty.

Nëse nuk keni, atëherë mund ta gërryeni xhenxhefilin dhe lëvoren e limonit në pjesë të imëta, si dhe shtrydhni lëngun. Në këtë rast, limonin dhe xhenxhefilin mos e copëtoni. Kur t'i keni imtësuar mirë, në masë shtoni mjaltin, përzieni mirë dhe i vendosni në kavanoz. I ruani në frigorifer, merrni nga një lugë të madhe derisa fëmijëve jepni një lugë të vogël. Më së miri shkaku i mjaltit që këtë masë ta merrni me lugë druri apo plastike. Nëse e keni të lehtë, mund ta vendosni në ndonjë çaj apo pije tjetër të ngrohtë. 

(Kosova Sot Online)