6 super-ushqimet që e përmirësojnë tretjen

  • 13 January 2020 - 11:12
6 super-ushqimet që e përmirësojnë tretjen

Tretja është kursi i domosdoshëm i veprimit,në të cilën trupi ynë kryen punën e zbërthimin të ushqimit që kemi pasur dhe zhbllokimin e të gjitha materieve ushqyese thelbësore,si:minerale,vitamina,yndyra,kalori dhe proteinat që trupi ynë i kërkon.Tretja është një nga mënyrat e lehta,përmes së cilës sigurojmë një funksionim të shëndetshëm për sistemin e tretjes,me ushqime të shëndetshme me plot ujë Uji dhe supa e yndyrshme shërojnë dhimbjet e kokës pas dehjes.

Zakonisht, porsa të jeni ftohur apo keni ndonjë grip, i pari që e vëren këtë është fyti. Nganjëherë mjafton një përzierje e ujit me kripë për ta shëruar pezmatimin e fytit. Por, nëse keni nevojë për më shumë energji dhe për ta larguar pezmatimin e fytit, ndoshta do të dëshironi ta përdorni një përzierje të pluhurit nga specat pikantë dhe lëngun e portokallit. Një përzierje e thjeshtë prej 1/8 deri 1/4 e lugës me pluhurin nga specat pikantë dhe lëng portokalli, të konsumuar me kashtë, pothuajse ju lirojnë menjëherë nga dhimbjet e fytit. Pra, vetëm konsumoni këtë lëng me kashtë, ngadalë dhe me kujdes. Përsëriteni këtë mënyrë dy apo tri herë në ditë, derisa ta ndieni se tashmë nuk keni telashe me fytin. Po ashtu, mos harroni që të pushoni shumë, të konsumoni një sasi të shtuar të lëngjeve të shëndetshme, e po ashtu të siguroheni të furnizoheni me vitamina D, pasi që viruset së pari sulmojnë qelizat e dobëta. Po ashtu, mos harroni t'i fryni hundës po aq sa herë që keni nevojë. Kjo për faktin sepse do të hiqni qafe atë që organizmi juaj dëshiron ta heqë qafe.

PATATET E ËMBLA

Patatet e ëmbla me shpejtësi ndikojnë në përmirësimin dhe shërimin e sistemit të tretjes. Gjithmonë duhet t'i konsumoni së bashku me lëvore. Patatet e ëmbla janë të pasura me fibra, vitamina B6 dhe C, mangan dhe karbohidrate. Janë efikase në trajtimin e çrregullimeve serioze në zorrë.

XHENXHEFILI

Xhenxhefili është i pasur me substanca që luftojnë bakteret dhe inflamacionet. Çaji nga xhenxhefili është mënyra më e mirë që të kënaqeni me të gjitha dobitë që i sjell ai. Ky lloj i çajit stimulon lëngjet gastrike, pështymën, e madje mbështet dhe ndihmon tretjen e ushqimit. Madje, një pjesë e vogël e xhenxhefilit me mjaltë bën mrekullinë.

JOGURTI

Jogurti është i pasur me bakterin e mirë, e po ashtu jogurti njihet edhe si probiotik i shëndetshëm. Sipas shumë ekspertëve dhe shumë hulumtimeve që janë bërë është konstatuar se jogurti mund të ndikojë në përmirësimin dhe shërimin e një sistemi të çrregulluar të tretjes.

MOLLËT

Ata të cilët kanë provuar telashet dhe çrregullimet në zorrë, e dinë se një mollë mund t'i shërojë nga këto dhimbje. Një mollë duhet të konsumohet së bashku me lëvoren e saj, pasi që përmban një sasi të mirë me celulozë. Pasi që është e pasur me fibra, mollët lirojnë edhe nga kapsllëku.

ELB

Elbi prej natyrës është i pasur me fibra që ndikojnë në pastrimin e zorrëve. Elbi është efikas edhe kundër kapsllëkut dhe ndikon në punën e rregullt të zorrëve. Po ashtu elbi ndikon shumë mirë në parandalimin e të djegurave në gjoks, të djegura këto që shfaqen pas konsumimit të ushqimit të yndyrshëm.

AVOKADOT

Kjo frutë e shijshme e mban të shëndetshëm traktin digjestiv dhe i siguron një funksionim të duhur. Është e pasur me fibra, yndyra të dobishme, ujë dhe një numër të madh të nutrienteve, që këtë frutë e bëjnë me vlerë për ta provuar dhe konsiderohet si një superushqim. Kjo frutë është i mirë edhe për ata që duan të humbin në peshë.

(Kosova Sot Online)