Dobitë e mishit të pulës

  • 16 January 2020 - 17:20
Dobitë e mishit të pulës

KËMBËT

Këmbët e pulës janë të pasura me glukozaminë, që është e mirë për shëndetin e nyjave, veçanërisht nëse merreni me ngritje të peshave. E qitni gjysmë kilogrami me këmbë pule në tenxheren ekspres, ua shtoni një lugë uthull dhe u qitni ujë. Shtoni qepë dhe e zini për 3 orë në tenxheren ekspres (ose 6-8 orë në të zakonshmen).

ACIDET YNDYRORE OMEGA-3 TË MISHIT TË PULËS

Përveç në peshk, acidet yndyrore gjenden në sasi të madhe edhe në mishin e pulës, por vetëm kur bëhet fjalë për pulë shtëpiake, që nuk ushqehet tepër me misër, por që e lirë ha bar dhe insekte gjatë tërë ditës. Sa më e vjetër të jetë pula, aq më mirë, sepse do të ketë më shumë dhjamë të mbledhur, që është shumë i shëndetshëm.

MISHI I BARDHË APO KËMBA?

Edhe pse të gjithë njerëzit pak a shumë konsiderojnë se mishi i bardhë është më i shëndetshëm, kjo nuk është e vërtetë!. Tani e dimë që yndyrat e ngopura dhe kolesteroli jo vetëm që nuk janë të rrezikshme, por edhe të dëshirueshme në të ushqyer, kështu që nuk ka nevojë që t'i hedhim këmbët me më shumë yndyrë, të cilët janë shumë më të pasura me hekur. 

(Kosova Sot Online)