Zbulohet antibiotiku që mposht rezistencën e super-bakterit

  • 19 January 2020 - 11:58
Zbulohet antibiotiku që mposht rezistencën e super-bakterit

Shkencëtarët amerikanë dhe ata gjermanë kanë gjetur antibiotikun që mposht rezistencën e super-bakterit. Shkencëtarët e udhëhequr nga Kimom Lewisom kanë zbuluar antibiotikun e ri "teixobactin", i cili te minjtë ia kishte dalë të shërojë infeksione shumë të forta, me ç'rast nuk kishin hasur në rezistencë të madhe të baktereve. Në hulumtim antibiotiku i përmendur shkatërron muret e qelizave që më pas mundësohet edhe shkatërrimi i bakterit. 

Shkencëtarët pohojnë se antibiotiku, i cili së shpejti pritet të testohet te njerëzit, në të ardhmen do të mund të ndihmonte në shërimin e shumë infeksioneve. Hulumtimi i përmendur është publikuar në revistën shkencore "Nature". Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) vitin e kaluar ka paralajmëruar rreth rritjes së rezistencës së shumë baktereve ndaj antibiotikëve, e ky është një lajm shumë i mirë për gjithë njerëzimin.

(Kosova Sot Online)