Erëzat që zbusin simptomat e artritit

  • 24 January 2020 - 17:35
Erëzat që zbusin simptomat e artritit

Artriti është inflamacion kronik i nyjave, ndërsa simptomat kryesore janë ënjtja e nyjave, dhimbjet dhe ndjeshmëria e nyjave. Për artrit nuk ekziston ndonjë ilaç, por ekzistojnë mënyra për zbutje të simptomave.

XHENXHEFILI

Xhenxhefili ka karakteristika të shkëlqyeshme aintiinflamatore, ndërsa studimet e deritanishme kanë zbuluar që është efikas në zbutjen e simptomave të artritit.

SHAFRANI INDIAN

Përbërësi kryesor shërues i shafranit indian është kurkumina, e për të dihet që ka karakteristika të shkëlqyeshme antiinflamatore dhe antioksiduese.

KANELLA

Ka shije dhe aromë të këndshme, e njëkohësisht është edhe shëruese. Studimet kanë zbuluar që personat të cilët për çdo ditë konsumojnë një lugë të vogël me kanellë në periudhë prej 90 ditësh, ndiejnë simptomat të zbutura të artritit.

HUDHRA

Për hudhrën dihet se ka karakteristika të fuqishme kundër inflamacioneve dhe se mundet t'i zbusë simptomat e artritit. Hudhra i jep rezultatet më të mira kur konsumohet e papërpunuar. 

(Kosova Sot Online)