Shëndeti i tepërt në bark është i dëmshëm për zemrën tuaj

  • 01 February 2020 - 08:48
Shëndeti i tepërt në bark është i dëmshëm për zemrën tuaj

Barku është një tregues shumë i mirë i sëmundjeve të zemrës ose një problemi që mund të ketë depërtuar në jetën tuaj. 

Edhe ata që janë të dobët, por kanë bark janë gjithashtu në rrezik. Indeksi i Masës Trupore (IMT) cilësohet si faktori kryesor që tregon gjithçka për shëndetin e një personi, por në fakt edhe shëndeti rreth belit tuaj mund të thotë shumë. 

Dhjami i barkut është simptoma më e fuqishme e sëmundjes koronare të zemrës thonë doktorët kardiologë. Barku i një gruaje nuk duhet të jetë më shumë se 80 centimetra, ndërsa i një burri jo më shumë se 90. Për t’u siguruar që zemra juaj funksionon normalisht, duhet të largoni patjetër kilogramët e tepërt në bark. 

Duhet të shmangni stresin, sepse është faktori kryesor që ndikon në peshë dhe në atakun e zemrës. Gjithashtu duhanpirja është një tjetër faktor që ndikon në sëmundjet e zemrës. Është shumë e rëndësishme që të mbani nën kontroll edhe nivelin e sheqerit dhe presionin e gjakut (tensionin).

(Kosova Sot Online)