Bima e melisës kthen vullnetin e jetesës

  • 12 shkurt 2020 - 10:21
Bima e melisës kthen vullnetin e jetesës

Kjo bimë e bukur me aromë limoni, të cilën bletët e duan shumë (lat. Melissa officinalis), është një nga bimët e rralla që njëkohësisht është shëruese, me aromë të këndshme, zbukuruese, përdoret si erëz, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 Vetitë shëruese të bimës

Shumë studime janë bërë rreth ndikimit të saj në stres, pagjumësi dhe tensionim, e të gjitha studimet e kanë vërtetuar efektin e saj. Është vërtetuar se kjo bimë shton përqendrimin dhe nxit zgjidhje më të mirë gjatë testeve. Po ashtu konsiderohet si antioksidues, që mbron qelizat e trupit nga dëmtimet si pasojë e oksidimeve, ndihmon edhe kundër sëmundjes së Alzheimer-it. Sipas mjekëve dhe hulumtuesve, kjo bimë shëron edhe çrregullimet në tretje siç janë ngërçet dhe urdhja në gojë. Posedon efekte të forta kundër viruseve, shkurton jetëgjatësinë e sëmundjeve. 

Ndikimi shërues i bimës së Melisës

Ndihmon te depresioni dhe stresi, pakëson dhimbjet e kokës, dhuron gjumë të rehatshëm, ndihmon te puna e ngadaltë e gjëndrave, zvogëlon temperaturën e lartë, zbut ngërçet gjatë shtatzënisë dhe ciklit menstrual, ndihmon te urdhja si dhe shton kreativitetin dhe përqendrimin. 

(Kosova Sot Online)