8 arsye për të konsumuar boronica çdo ditë

  • 16 February 2020 - 09:21
8 arsye për të konsumuar boronica çdo ditë

anaferrat janë aleati kryesor i eshtrave të shëndoshë, tretjes së mirë dhe lëkurës së bukur, e më të mirat midis tyre janë boronicat.Përbërësit shërues ulin rrezikun nga sëmundjet neurodegjeneruese, sëmundjet e zemrës dhe kanceri.

NGADALËSOJNË PLAKJEN E TRURIT

Janë të pasura me antioksidues dhe përmbajnë flavonoidin antocianinë, i cili ngadalëson qelizat e trurit. Ndikojnë për mësim më të mirë, përmirësojnë aftësitë motorike dhe parandalojnë demencën.

RUAJNË ZEMRËN

Boronicat përmbajnë substancat që ulin rrezikun nga grumbullimi i shtresave dhjamore,e me vetë këtë edhe nga sëmundjet e zemrës. Studimet kanë treguar se konsumimi i rregullt i boronicave ul rrezikun nga sulmet në zemër, sidomos te femrat.  

BORONICAT FORCOJNË IMUNITETIN

Boronicat janë të pasura me antioksidues që forcojnë sistemin imun, duke neutralizuar ndikimin e radikalëve të lirë. Me këtë zvogëlohen dëmtimet nga helmet që depërtojnë në organizëm.

RREGULLOJNË SHEQERIN NË GJAK

Boronicat janë të pasura me vitamina C dhe janë burim i fibrave që ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak. Boronicat kanë indeks të ulët glikemik, kështu që u sugjerohen personave që vuajnë nga diabeti.

KUNDËR RRUDHAVE

Boronicat janë të pasura me polifenole dhe me antioksidues, që ruajnë elasticitetin e lëkurës, nxitin prodhimin e kolagjenit dhe zbutin rrudhat. Po ashtu zvogëlojnë proceset infektuese.

FORCOJNË ESHTRAT

Meqë janë të pasura me polifenole, të cilat ndikojnë në forcimin e eshtrave, u sugjerohet njerëzve të cilët vuajnë nga artriti. Studimet po ashtu kanë vërtetuar se boronicat parandalojnë humbjen e dendësisë së eshtrave gjatë menopauzës.

PËRMIRËSOJNË SHIKIMIN GJATË NATËS

Boronicat janë të pasura me antocianinë, që përmirëson dukjen gjatë natës dhe shton lëvizshmërinë e syve. Po ashtu, edhe boronicat e thara janë po aq të shëndetshme sa të freskëtat.

ME BORONICA KUNDËR KAPSLLËKUT

Boronicat janë të pasura me fibra të cilat nxitin përmirësimin e tretjes së ushqimit, ndryshojnë florën e zorrës dhe parandalojnë zhvillimin e patogjeneve të rrezikshme.

(Kosova Sot Online)