Ushqimet me veprim antiinflamator

  • 17 February 2020 - 12:10
Ushqimet me veprim antiinflamator

Inflamacioni është pjesë e përgjigjes imunitare të organizmit tonë dhe pjesë e procesit të shërimit.Por, kur ai del jashtë kontrollit, apo bëhet kronik, atëherë mund ta dëmtojë organizmin.Ja tetë ushqimet që e parandalojnë dhe luftojnë inflamacionin.

ARRAT

Arrat përmbajnë acidin alfalinolenik (ALA), i cili në organizmin tonë shndërrohet në thartirat yndyrore omega-3, EPA dhe DHA. DHA e zvogëlon inflamacionin dhe i mbron qelizat te pacientët e rrezikuar.

BORONICAT E KUQE

Boronicat e kuqe mbrojnë mishin e dhëmbëve, gojën, zorrën e trashë, lukthin dhe sistemin kardiovaskular. Këto pemë mund t'i përfshini sa më shumë në ëmbëlsira, sallata, salca, apo edhe ta pini lëngun e tyre.

VAJI I ULLIRIT

Studimet kanë treguar se oleokantali, një substancë e gjetur në vajin e ullirit, e cila ia jep shijen atij, ka efekte të ngjashme me ilaçet jo steroide antiinflamatore, që përdoren kundër dhembjes. Prandaj, vajin e ullirit duhet ta përfshini në menynë tuaj sa më parë.

DOMATET

Domatet e kuqe janë të pasura me likopen, i cili ndihmon në zvogëlimin e inflamacionit në tërë trupin, duke përfshirë edhe mushkëritë. Domatet mund t'i hani si të freskëta, apo t'i përgatitni në formë të salcës. PESHQIT Në menynë tuaj duhet ta përfshini tunën, sardinet, salmonin dhe skumbrin, meqë këta peshq janë të pasur me thartira yndyrore omega-3, të cilat dihet se e zvogëlojnë inflamacionin. Përkujdesuni që të hani peshq disa herë në javë, duke i përgatitur ata në mënyrë të shëndetshme.

QEPËT

Qepët përmbajnë substanca antiinflamatore, sikur që është alicina dhe fitonutritienti kuercetinë, i cili kur zbërthehet jep acidin sulfenik, i cili i lufton radikalet e lira.

FRUTAT E MALIT

Frutat e malit kanë veti të fuqishme antiinflamatore për shkak se përmbajnë antocianine, substanca që janë përgjegjëse për ngjyrën e tyre të theksuar. Për këtë shkak, duhet të përkujdeseni që ato të jenë pjesë e rregullt e menysë tuaj.

HUDHRA

Është parë që hudhra ka efekt të njëjtë me ilaçet antiinflamatore jo steroide, që përdoren kundër dhembjeve, sikur që është ibuprofeni. Ato bllokojnë rrugët e krijimit të inflamacionit.

(Kosova Sot Online)