Shtoni energjinë dhe ekuilibrin emocional me këto ushtrime në shuplakën e dorës

  • 01 March 2020 - 11:50
Shtoni energjinë dhe ekuilibrin emocional me këto ushtrime në shuplakën e dorës

"Jin Shin Jyutsu" është një formë e lashtë japoneze e terapisë përmes prekjes, që mund ta aplikoni në veten tuaj, si dhe tek të tjerët për të ndihmuar në energjinë dhe emocionet, duke stimuluar meridianët në duart tuaja japoneze.

MBANI MEND KËTO PARIME

1. Secili prej gishtërinjve është i lidhur me organe të ndryshme dhe kështu korrespondon me emocionet dhe qëndrimet. 2. Mbani gishtin, i cili ndërlidhet me organin e caktuar, të cilin dëshironi ta shëroni apo dëshironi ta qetësoni. Mbajeni për 3- 5 minuta, derisa merrni frymë thellë. 3. Mund ta arrini një harmonizim të gjithë trupit dhe do të dëshironi të kaloni gishtërinjtë një nga një.

GISHTI I MADH

Organet: Stomaku dhe shpretka Emocionet/Qëndrimi: Ankthe, depresion dhe brenga Simptomat fizike: Dhimbje në stomak, probleme me lëkurën, dhimbje të kokës, nervozizëm.

GISHTI TREGUES

Organet: Veshka dhe fshikëza Emocionet/Qëndrimi: Frustrime, frikë dhe konfuzione mendore Simptomat fizike: Dhimbje në pjesën e sipërme të krahut, dhimbje në kyç të dorës, muskuj dhe shpinë, dhimbje të dhëmbëve, varësi të llojeve të ndryshme, si dhe probleme me sistemin tretës.

GISHTI I MESËM

Organet: Mëlçia dhe fshikëza e dhëmbit Emocionet/Qëndrimi: Pavendosmëri, zemërim, nervozizëm Simptomat fizike: Probleme me qarkullimin e gjakut, probleme me ciklin menstrual, telashe me shikimin dhe sytë, migrenë, dhimbje të ballit, lodhje.

GISHTI I UNAZËS

Organet: Mushkëritë dhe zorra e trashë Emocionet/Qëndrimi: Negativitet, pikëllim, frikë nga refuzimi i të tjerëve, brenga. Simptomat fizike: Probleme me tretjen, ushtimë në veshë, sëmundje respiratore, si: astma, gjendje të thella në lëkurë.

GISHTI I VOGËL

Organet: Zemra dhe zorra e hollë Emocionet/Qëndrimet: Pasiguri, nervozizëm, paragjykime. Simptomat fizike: Shtypja e gjakut, probleme me zemër, pezmatime në fyt, fryrje, probleme me eshtra dhe nerva.

(Kosova Sot Online)