Miliona njerëz parashikohet të preken nga tuberkulozi si rezultat i izolimit nga Covid-19

  • 06 May 2020 - 22:37
 Miliona njerëz parashikohet të preken nga tuberkulozi si rezultat i izolimit nga Covid-19

Kreu i një partneriteti global për t’i dhënë fund tuberkulozit (TB) tha që ajo është shokuar ga hulumtimet që zbuluan miliona njerëz më shumë pritet të kontraktojnë sëmundjen si rezultat i kufizimeve të Covid-19

Deri në 6.3 milion më shumë njerëz parashikohet të zhvillojnë tuberkulozin mes 2020-2025, dhe 1.4 milion njerëz më shumë pritet të vdesin ndërsa rastet shkojnë të pa diagnostikuar dhe të pa mjekuar gjatë mbylljes.

“Fakti që ne jemi mbështetur në shifrat e vitit 2013 dhe kemi kaq shumë njerëz që vdesin, kjo për mua është shokuese’’, tha doktoresha Lucica Ditiu.

Aktualisht nuk ka vaksinë kundër TB për të rriturit, vetëm një për fëmijë.

TB vret 1.5 milion njerëz në vit, më shumë se çdo sëmundje tjetër infektive. Vitet e kaluara kanë parë një rënie të vazhdueshme të rasteve si rezultat i më shumë shërbimeve për trajtimin e sëmundjes dhe parandalimin e përhapjes së saj.

Pesë vjet më parë, liderët botërorë u zotuan të përfundojnë epideminë e TB deri në vitin 2030. Në një takim të nivelit të lartë në vitin 2018, ata premtuan të shkallëzojnë përgjigjen e tyre, duke përfshirë edhe dyfishimin e fondeve deri në vitin 2022.

(Kosova Sot Online)