Britani/ Rritet numri i fëmijëve të prekur nga sindroma e lidhur me koronavirusin

  • 14 May 2020 - 16:51
Britani/ Rritet numri i fëmijëve të prekur nga sindroma e lidhur me koronavirusin

Sindroma Kawasaki, për të cilën ekspertët mjekësorë pretendojnë që është e lidhur me koronavirusin, është duke njohur shtim të numrit të të prekurve. Të paktën 100 fëmijë janë raportuar të prekur nga kjo sindromë në Britaninë e Madhe, por ekspertët paralajmërojnë se kjo është vetëm maja e ajsbergut. Sindroma Kawasaki, prek fëmijët nga mosha 5 deri në 16 vjeç. Kjo sëmundje shfaqet tek fëmijët e infektuar me COVID-19. Deri më tani nga kjo sindromë, ka humbur jetën një djalë 14-vjeçar në Britaninë e Madhe.

“Rastet e identifikuara deri më tani janë thjesht maja e ajsbergut. Nga të dhënat që kemi mbledhur deri më tani, kemi kuptuar që kjo sindromë nuk ka arritur ende në kulim e saj, pasi për këtë duhen dhe dy apo tre javë të tjera. Ajo që kemi zbuluar është që kjo sindromë shfaqet tek këta fëmijë vetëm disa javë pasi kaluam kulmin e të infektuarve me COVID-19”, u shpreh pediatrja Liz Whittaker.

Më tej ajo shtoi:

“Ky fenomen i ri po ndodh në mes të një pandemie, kështu që duket mjaft e arsyeshme të sugjerosh që të Kawasaki dhe koronavirus janë të lidhura sëbashku”.

(Kosova Sot Online)