Ushqimet që duhet t'i hani nëse dëshironi të humbni në peshë

  • 18 May 2020 - 15:10
Ushqimet që duhet t'i hani nëse dëshironi të humbni në peshë

Nëse mendoni se po të hani më pak do të humbni në peshë më shumë e më shpejtë, e keni gabim.Në vend se t'i shkurtoni shujtat e ushqimin, pjatën tuaj duhet ta mbushni me fruta, pemë dhe perime, që posedojnë substanca në shkrirjen e kalorive.Duke konsumuar këto ushqime, do të eliminoni sulmet e urisë dhe do ta përshpejtoni shkrirjen apo djegien e yndyrës dhe dhjamit në trup. Ilaçi natyror kundër gurëve në idhcë.

GJALPI I KIKIRIKËVE

Kikirikët ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak dhe kanë një indeks të ulët glikemik. Kjo do të thotë se ata treten më ngadalë dhe sheqerin e lirojnë gradualisht në gjakrrjedhje, duke ofruar energji për një periudhë të gjatë kohore dhe reduktim në dëshirën për ëmbëlsirat.

MOLLËT

Mollët posedojnë një kemikat të quajtur pektinë. Ky kemikat po ashtu gjendet në shumicën e manaferrave dhe në frutat e freskëta. Pektina gjendet në lëvoren e shumicës së frutave, sidomos të mollëve. Pektina kufizon sasinë e yndyrës që qelizat tuaja mund ta absorbojnë.

ÇAJI I GJELBËR

Studimet tregojnë se ekstraktet nga çaji i gjelbër mund ta përshpejtojë metabolizmin dhe mund të ndihmojë në humbjen në peshë. Po ashtu e liron energjinë nga glukoza në ushqimin që e konsumojmë, që në shkëmbim ndihmon në shkrirjen e yndyrës.

GREJPFRUTI

Mendohet se substancat unike në këtë frutë që e lufton dhjamin dhe yndyrë, vitaminat C, po ashtu reduktojnë edhe sasinë insulinës, që parandalon akumulimin e yndyrës, përderisa në anën tjetër promovon humbjen në peshë.

BROKOLI

Studime pas studimeve e ndërlidhin kaliumin me humbjen në peshë. Brokoli jo vetëm se është i pasur me kalcium, po ashtu është i pasur edhe me vitamina C, që e forcon absorbimin e kalciumit.

BORONICAT

Katehina e gjetur në boronica aktivizon gjenet, të cilat e shkrijnë dhjamin dhe yndyrën në qelizat yndyrore në abdomene, duke asistuar me humbjen në peshë, e sidomos edhe në shkrirjen e dhjamit përreth belit. Në bazë të studimit nga "Tufts University", katehina rrit shkrirjen e yndyrës abdominale për 77 për qind dhe dyfis

(Kosova Sot Online)