Ilaçi i gjelbër

  • E.K /
  • 04 July 2020 - 12:24
Ilaçi i gjelbër

Për ilaçin e fuqishëm, përkatësisht recetën e samurajëve nevojiten vetëm përbërësit që vijnë nga natyra e gjallë. Mjeku i njohur i recetave të ndryshme, Mehmet Oz, me të cilin krenohet një pjesë e madhe e botës, thekson se ekziston receta, ilaçi, i cili shëron pothuajse gjithçka, derisa edhe atyre që nuk besojnë një gjë të tillë, ai ju sugjeron që ta provojnë këtë ilaç, pasi që nuk kanë çfarë të humbin dhe ky ilaç nuk përmban asnjë efekt negativ. Për lëngun shumë të fuqishëm, që përgatitet me recetën nga samurajët, përdoren vetëm ata përbërës që janë natyral.

Ju nevojiten dy mollë të madhësisë mesatare, tre kërcej selino, një trangull, një pjesë e gërryer e xhenxhefilit, gjysmë limon me lëvore, një lime, 150 gramë majdanoz si dhe rreth 60 gramë spinaq. Të gjitha ushqimet e përmendura nevojiten që të imtësohen, të përzihen dhe të futen më pas në blender.

Dhe kështu, sa hap e mbyll sytë, keni fituar një lëng, ilaç, që konsiderohet ilaç për të gjithë ata persona që kanë probleme me shtypjen e lartë të gjakut, ata që kanë probleme me lëkurë dhe me eshtra, ata që kanë telashe me astmën, problemet me tretjen e ushqimit, ulë nivelin e lartë të kolesterolit, si dhe është i hatashëm në pastrimin e toksinave të grumbulluara në organizëm, kështu që ndihmon të humbni në peshë. Këshilla është që çdo mëngjes ta filloni me këtë lëng të gjelbër dhe pas vetëm dy javë do t'i vëreni përmirësimet.

(Kosova Sot Online)