Përgatiteni vetë lëngun që kthen energjinë dhe përmirëson disponimin

  • E.K /
  • 06 korrik 2020 - 15:13
Përgatiteni vetë lëngun që kthen energjinë dhe përmirëson disponimin

P as një dite të lodhshme dhe të ngarkuar, sidomos nëpër këto ditë të ngrohta me temperatura të larta, të gjithë ne kemi nevojë për një mënyrë efikase për ta ngritur energjinë. Ky lëng është mënyra e duhur për ta bërë këtë, e mund ta përgatitni shpejt dhe thjesht. Ky lëng do t'ju ndihmojë që të ktheheni në formë pas ditës së lodhshme, e ajo që është me rëndësi është se nuk përmban substanca artificiale, kështu që nuk do të ketë asnjë efekt të dëmshëm anësor për shëndetin tuaj.

s

PËRBËRËSIT

200 ml ujë 2 lugë mjaltë Një gotë lëng të freskët të shtrydhur limoni

PËRGATITJA

Përzieni të gjithë përbërësit. Në mënyrë që mjalti të shkrihet më shpejt, përdorni ujë të ngrohtë ose të vakët. Përbërësit i derdhni në një enë dhe i përzieni derisa mjalti në tërësi të tretet. Kënaquni në këtë pije, e cila do t'jua kthejë energjinë dhe do t'jua përmirësojë disponimin.

(Kosova Sot Online)