Sapuni antibakterial nuk është më i mirë se ai i zakonshmi

  • E.K /
  • 23 July 2020 - 11:14
Sapuni antibakterial nuk është më i mirë se ai i zakonshmi

Hulumtuesit në laboratorin e tyre kanë testuar efikasitetin e sapunit të zakonshëm dhe atij antibakterial, ndaj 20 llojeve të baktereve, por edhe drejtpërdrejt në dyert e ndyra të pjesëmarrësve në hulumtim. Sapuni i zakonshëm për duar ishte po aq i mirë dhe efektiv në luftë me bakteret sikurse edhe sapuni antibakterial, është vërtetuar pas studimit.

Nuk ekziston ndonjë dallim midis sapunit të zakoneshëm dhe atij antibakterial, është theksuar në revistën "Journal of Antimicrobial Chemotherapy", revistë kjo në të cilën ishte publikuar studimi dhe rezultatet e tij. Është treguar se "sapuni i zakonshëm" pa problem mund t'i pastrojë mbetjet. "Ky studim ka treguar se prania e përbërësve antiseptikë në prodhim, në këtë rast triklosanit, nuk do të thotë se gjithmonë mund të kenë efektshmëri antibakteriale", ka thënë autori i studimit Min-Suk Rhee.

(Kosova Sot Online)