Nëse ju mundojnë infeksionet ...

  • E.K /
  • 04 gusht 2020 - 10:16
Nëse ju mundojnë infeksionet ...

Hulumtimi i fundit ka treguar se ushqimi që e konsumojmë, molekulat që shfaqen kur treten, ndikojnë në rritjen e baktereve në traktin tonë urinar. Për këtë arsye, ata që kanë probleme me traktin urinar duhet të kujdesen për ushqimin. Materiet ushqyese që ndihmojnë trupit në luftën kundër infeksioneve urinare quhen polifenole.

Këto janë antioksidues të fortë, e në sistemin tretës shndërrohen në substanca që parandalojnë rritjen e baktereve. Ushqimet me përqindje të madhe të polifenoleve janë: Boronicat e freskëta dhe lëngu i tyre; Lëngu i paëmbëltuar i boronicave të kuqe; Jogurti i paëmbëltuar; Çaji i zi; Çokollata e zezë. Për të mos e zvogëluar vlerën pH të urinës suaj dhe për t'ju ndihmuar baktereve me atë rast, shmangni: Ushqimin e pasur me proteina të kafshëve; Pijet e gazuara; Sasinë e madhe të vitaminave C, të marrë përmes ushqimit.

(Kosova Sot Online)