Çfarë do të thotë shkuma në urinë

  • E.K /
  • 05 August 2020 - 10:05
Çfarë do të thotë shkuma në urinë

Edhe pse laikët mendojnë ndryshe, ngjyra dhe aroma e urinës mund të zbulojnë shumë gjëra në lidhje me gjendjen e organizmit. Me teknika të vlerësimi të gjendje së organizmit në bazë të këtyre parametrave, njerëzit janë marrë për një kohë tashmë të gjatë. Nëse vëreni se urina është gati krejtësisht e tejdukshme, pa ngjyrë, është shenjë se jeni duke konsumuar tepër ujë dhe se duhet reduktuar konsumimin e lëngjeve.

Ngjyra e errët e kafenjtë e urinës, në anën tjetër, mund të jetë shenjë e dehidrimit, por edhe e sëmundjes së mëlçisë. Por çfarë nëse në urinën tuaj vëreni shkumë dhe flluska të bardha? Nëse urina juaj është shpesh me shkumë, shkoni te mjeku. Është e mundur që e keni tepruar me konsumim të proteinave ose që keni probleme me veshka. Shkuma në urinë mund të shkaktohet edhe nga çrregullime të tjera, por pothuajse gjithmonë, bëhet fjalë për pasojën e konsumimit të tepërt të proteinave.

(Kosova Sot Online)