Pemët më të mira për t’u konsumuar që tani

  • E.K /
  • 05 August 2020 - 10:35
Pemët më të mira për t’u konsumuar që tani

KUMBULLAT

Ekzistojnë 140 lloje të kumbullave, e të gjitha janë të pasura me karbohidrate, kanë pak yndyrë dhe kalori, janë përplot me vitamina A, C dhe E, kalcium, magnez, fibra dhe kalium. Janë të shkëlqyeshme për zemër, tretje, shikim dhe kujtesë. RRUSHI Ë shtë i pasur me kalium, mangan, vitamina C, B1 dhe B6, fibra bimore, kalcium dhe hekur. Hulumtimet kanë treguar se rrushi i zi shton nivelin e melatoninës, hormonit të domosdoshëm për gjumë të mirë. Lëvorja e rrushit të zi përmban antioksidues që parandalojnë tumoret, sëmundjet e zemrës dhe sulmin në tru.

PORTOKAJTË

Portokajtë janë të pasur me vitamina C, B1, B9 (acid folik) dhe A, kalium, kalcium dhe fibra. Për çdo ditë hani nga një portokall për ta furnizuar trupin me sasi të mjaftueshme me vitamina C, për të cilin është vërtetuar se mbron nga shumë gjendje të dëmshme.

DARDHËT

Ngadalësojnë plakjen, zvogëlojnë rrezikun nga sulmi në tru, mbrojnë prej diabetit, përmirësojnë punën e zemrës, largojnë lodhjen, kurse çaji apo lëngu i dardhëve shëron kollën dhe bronkitisin. Janë të pasura me natrium, kalium,acid folik dhe vitamina A, C dhe E.

MOLLËT

Fibrat nga mollët zvogëlojnë kolesterolin e keq dhe parandalojnë paraqitjen e sëmundjeve të zemrës. Janë të pasura me vitamina C, A, E, K dhe B, mineralet (kalium, magnez, fosfor, hekur). Përmbajnë acid limoni dhe acid të qumështit që ndihmojnë procesin e tretjes. Furnizojnë organizmin me energji, parandalojnë lodhjen dhe kthjellojnë mendjen.

FTONJTË

Fryti i ftoit është i pasur me vitamina dhe minerale. Ftoi ka vitaminë C në sasi të madhe, më pas edhe vitaminat B1, B2, niacinë, karotinë, kalcium, magnez, kalium, bakër, natrium, zink, hekur dhe mangan. Pos kësaj, përmbajnë proteina, fibra dietale dhe karbohidrate.

(Kosova Sot Online)