Përgatiteni kremin për shërimin e hemorroideve

  • A.P /
  • 07 August 2020 - 15:24
Përgatiteni kremin për shërimin e hemorroideve

Hemorroidet janë sëmundje shumë të shpeshta. Prej saj vuajnë si meshkujt, ashtu edhe femrat. Shërimi i tyre me receta natyrale është shumë efektiv. Ju paraqesim recetën për kremin që shëron hemorroidet, të cilin mund ta përgatisni në shtëpi

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM:

- 1 lugë mjaltë, - 50 gr. dyllë natyral, - 10 gr. poropolis të bluar, - 50 ml. vaj ulliri.

MËNYRA E PËRGATITJES:

Përzieni mjaltin dhe propolisin në një enë prej qelqit. E përzieni masën me lugë derisa të fitoni një masë homogjene. Në një enë tjetër përzieni dyllin e bletëve dhe vajin e ullirit. Këtë enë e vendosni mbi zjarr të lehtë dhe zieni derisa masa të tretet dhe të bashkohet. Më pas e hiqni nga zjarri dhe e lini të ftohet pak. Pasi të jetë ftohur në rreth 60 gradë, shtoni përzierjen e mjaltit dhe propolisit dhe i përzieni mirë. Masën e vendosni në kavanoz dhe e ruani në frigorifer.

PËRDORIMI:

Një pjesë garzë e zhytni në krem dhe e vendosni në anus. E lini gjatë natës dhe e hiqni në mëngjes. Veproni kështu çdo natë. 

(Kosova Sot Online)