Shkencëtarët këtë pemë e quajnë eliksir të rinisë

  • E.K /
  • 26 August 2020 - 11:29
Shkencëtarët këtë pemë e quajnë eliksir të rinisë

Shega e ngadalëson plakjen, liron nga stresi, e forcon libidonë dhe e ruan shëndetin e zemrës. Kjo pemë e shëndetshme e ngadalëson procesin e oksidimit dhe është mbrojtje natyrale nga shfaqja e hershme e plakjes, thonë shkencëtarët. Pikërisht edhe për këtë arsye e quajnë edhe eliksiri i rinisë.

Në fakt, hulumtuesit tregojnë se konsumimi i rregullt mund ta ngadalësojë plakjen e ADNsë. Të anketuarit për një muaj rresht kanë marrë tableta me ekstrakte të frytit të shegës, përfshirë edhe farat dhe lëvoren. Rezultatet kanë treguar se këta persona, që e kanë konsumuar shegën dhe ekstraktet e saj, kishin më pak dëmtime në qelizat që ndikojnë në funksionet e trurit, shëndetin e muskujve, mëlçisë dhe veshkave.

(Kosova Sot Online)