Vëzhgimi statistikor: Këto janë 100 simptomat afatgjata nga Covid-19

  • A.P /
  • 28 September 2020 - 19:24
Vëzhgimi statistikor: Këto janë 100 simptomat afatgjata nga Covid-19

Një vëzhgim statistikor i kryer në universitetin e Indianas në SHBA ka evidentuar se të prekurit nga CoVid-19, sidomos ata që kanë simptoma afatgjata, arrijnë në rreth 100. Janë probleme shëndetësore të shumëfishta mbi të cilat është bërë një lloj kategorizimi mbi rajonin e shfaqjes së tyre.

Pjesa më e  madhe e rasteve raportojnë simptoma në trup përfshirë ndjesi nga më të ndryshmet si ato të djegies, dridhje, ethe, ethe pa temperaturë, paaftësi për të qenë aktiv, djersitje natën, humbje apo fitim në peshë, intolerancë ndaj temperaturës, rënie e temperatutës, por si simptomë dominuese e kësaj kategorie është lodhja.

 

Një diapazon simptomash që tani pas gjashtë muajsh kanë një trajtim përkatës, të paktën si klasifikim i saktë që lidhet me virusin në fjalë dhe jo me diagnozën e leshtë që dëgjon shpesh nga mjekët: e ke psikologjike.

Probleme të të sëmurët afatgjatë janë vërejtur në tru, kokë, muskuj, qafë, mushkëri, enë gjaku, gjoks, veshë, lëkurë, këmbë dhe duar, veshka. Nëse sheh gamën e simptomave kupton se koronavirusi zbaton një sulm kompleks ndaj organizmit që duhet interpretuar mirë për të kuptuar pse zgjasin simptomat dhe si e zgjidh imuniteti një problem të tillë kaq të rëndë.

Është një gjendje ballafaqimi frontal ku mjeku dhe mjekësia kanë munguar thuajse tërësisht pikërisht sepse simptomat janë interpretuar si gjendje kalimtare të patologjive të tjera. P.sh djersitja natën lidhet me dyshime për tiroidet, dhimbjet në veshka me infeksione eventuale në organ, për të vazhduar mandej me irritimet e lëkurës dhe temperaturën e ulët që u analizuan përmes optikës së zakonshme të shkaqeve tradicionalë.

Pacientët me simptoma afatgjata janë tanimë kategoria më e studiuar e të prekurve nga CoVid-19 sepse mbi ta po përqendrohet hetimi mjekësor që kërkon të dijë se çfarë kanë të përbashkët individë të tillë të cilët janë më të diskriminuarit nga virusi, pas atyre që humbasin jetën kuptohet. Por janë edhe një kategori, prej nga ku mjekësia ka mundësi të kuptojë më mirë se me çfarë ka të bëjë, sepse siç dihet, koronavirusi u keqkuptua që në fillim kur u shpall si virus i rrugëve respiratore.

(Kosova Sot Online)