Ilaçi më i mirë natyral kundër dhimbjes së dhëmbit

  • E.K /
  • 16 November 2020 - 15:01
Ilaçi më i mirë natyral kundër dhimbjes së dhëmbit

Harroni të gjitha ato ilaçe, me të cilat merreni me shpresën se dhimbja e dhëmbit do të ndalojë. Krejt çfarë keni nevojë është pjesa e kuzhinës tuaj. Kur dikush të thotë karafil, me siguri se mendoni për ndonjë verë të zezë të zier. Disa e përdorin për t'jua shtuar gjellëve, por, besoni apo jo, sa hap e mbyll sytë ju ndihmon ta largoni dhimbjen e dhëmbit. Mënyra më e thjeshtë me rastin e dhimbjes së dhëmbit është që një karafil ta vendosni në gojë dhe ta përtypni midis dhëmbëve në mënyrë që ta lëshojë vajin e tij. Karafilin e zbutur ta mbani në dhëmbin që ndjeni dhimbje për tridhjetë minuta.

E pështyni më pas, e procesin mund ta përsëritni disa herë në ditë në mënyrë që ta lehtësoni dhimbjen e dhëmbit para se ta vizitonani stomatologun. Nëse karafili ju dhuron aromë jo të këndshme, mund të përdorni kompresë. Vendosni disa karafila në kompresë dhe formoni një qese të vogël. Karafilin e copëtoni me çekiçin për mish në mënyrë që ta lëshojë vajin. Ashtu kompresën e vendosni pranë vendin ku ndjeni dhimbje.

(Kosova Sot Online)