Zëvendësoni ilaçet me alternativa natyrale!

  • E.K /
  • 16 November 2020 - 15:10
Zëvendësoni ilaçet me alternativa natyrale!

Keni dhimbje koke? Merrni pak aspirinë! Jemi duke jetuar në një botë të mbushur me ilaçe. Pse kemi kaq shumë ilaçe e kaq shumë sëmundje? Pse kaq shumë njerëz vdesin në këtë botë të mbushur me shkencë dhe mjekësi? Me të gjitha këto fakte, filozofi dhe shkrimtari anglez, Aldous Huxley, duket të ketë pasur të drejtë kur kishte thënë "shkenca mjekësore po bën progres të paparë që asnjëri prej nesh nuk do të jemi mirë". Ilaçet mund të na shpëtojnë jetën, por ekzistojnë edhe disa alternativa natyrale më të sigurta.

KUNDËR DHIMBJES - "HYDROCONE"

"Hydrocone" zakonisht e hasim si një tabletë kundër dhimbjeve, sikurse edhe " Acetaminophen", "Percodan", "Vicoden" dhe "OxyContin". Përdorimi i tepërt ju fut në gjumë, ju shkakton probleme me frymëmarrjen, dëmton mëlçinë, e madje shkakton edhe vdekjen. Alternativa natyrale Shelgu i qëruar, specat djegës, rrënjët e bimës agnushe, xhenxhefili, shafrani i Indisë, qershitë, arrat dhe perimet me gjethe të gjelbër.

KUNDËR KOLESTEROLIT TË LARTË STATINË

Statinët, derisa janë efektivë në reduktimin e kolesterolit, mund të shkaktojnë një tjetër problem serioz, diabetin. Një studim i publikuar në "Archives of Internal Medicine" ka zbuluar se përdoruesit e statinëve për 48 për qind janë më të rrezikuar nga 2 diabeti. Po ashtu, mund të shkaktojnë sëmundjet kardiovaskulare, dështimet e veshkës dhe kancerin. Alternativa natyrale Shafrani i Indisë, mollët, domatet, çaji i gjelbër, spinaqi, arrat, peshku i yndyrshëm.

KUNDËR SHTYPJES SË LARTË TË GJAKUT - "LISINOPRIL" OSE "AMLODIPINE"

Parimisht përdoret kundër hipertensionit dhe këto ilaçe janë midis atyre më të përshkruarave në botë. Nëse i përdorni për së tepërmi, shkaktoni inflamacione në mëlçi, çrregullime në gjak, hepatitin, impotencën, depresion. Alternativa natyrale - Ushqime të pasura me vitamina C, si speca djegës, brokol dhe perime me gjethe të gjelbra. - Ushqime të pasura me magnez, arra braziliane, bajame, kunguj dhe fara të kungujve. - Ushqime të pasura me kalium, si banane, patate të ëmbla, kërpudha dhe portokaj.

(Kosova Sot Online)