E vërteta për sheqerin: A jeni të vetëdijshëm kur është i rrezikshëm

  • A.P /
  • 21 nëntor 2020 - 09:16
E vërteta për sheqerin: A jeni të vetëdijshëm kur është i rrezikshëm

Kur mjekët kanë filluar të rekomandojnë uljen e konsumimit të yndyrës, është rritur konsumimi sheqerit, e dihet se sheqeri shkakton shumë sëmundje kronike, përfshirë diabetin, tipi 2, sëmundjet e zemrës dhe të Alzhaimer-it.

SHEQERI MBETET SHEQER, PA MARRË PARASYSH SI E QUANI

Studiuesit pohojnë se shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm sa sheqer konsumojnë, pasi që shpeshherë fshihet pas emrave të ndryshëm si dekstroza, maltoza, galaktoza dhe maltodekstrina. Në bazë të studimit, sheqeri gjendet në 74 për qind të prodhimeve të papërpunuara dhe fshihet pas 60 emrave të ndryshëm.

SA SHEQER ËSHTË TEPËR?

Shoqata amerikane për sëmundjet e zemrës meshkujve u sugjeron nëntë lugë sheqer në ditë (38 gramë), e femrave gjashtë lugë (25 gramë). Fëmijët mund të marrin tri deri gjashtë lugë (12 - 25 gramë), varësisht nga mosha. Mjekët sugjerojnë që konsumimin ditor të fruktozës ta ulni në 25 gramë apo edhe më pak dhe këtë nga të gjitha burimet, përfshirë këtu edhe pemët. Vetëm 350 mililitra lëng të gazuar përmban 11 lugë sheqer. Edhe ushqimet e shëndetshme përmbajnë sheqer.

(Kosova Sot Online)