Bananet e gjelbra apo të pjekura, cilat janë më të shëndetshme?

  • E.K /
  • 13 April 2021 - 15:01
Bananet e gjelbra apo të pjekura, cilat janë më të shëndetshme?

Tashmë dihet që sa më gjatë që qëndrojnë në kuzhinën tuaj, bananet e ndryshojnë ngjyrën. Nga e gjelbra bëhen gjithnjë e më shumë ezmere, dhe më të ëmbla. Kjo për shkakun se në banane ekzistojnë enzima të cilat niseshtenë e shndërrojnë në sheqer. Kjo bananen e bën edhe më lehtë të tretshme. Një hulumtim japonez ka treguar diçka të pazakontë kur flasim për bananet. Në fakt, me pjekjen e bananes, ajo prodhon më shumë antioksidues.

Kur ka njollat ezmere në lëkurë, ajo prodhon antioksiduesin e quajtur "TNF", i cili vret qelizat e kancerit. Sa më të errëta që janë njollat, bananet janë po aq më të fuqishme në vrasjen e qelizave të kancerit. Hulumtimet kanë vërtetuar se banania e pjekur tetë herë është më e fuqishme në forcimin e sistemit imun në krahasim me bananen e gjelbër.

(Kosova Sot Online)