Shenjat e fshehta të depresionit

  • E.K /
  • 08 May 2021 - 09:53
Shenjat e fshehta të depresionit

E dhe pse mund t'ju duket e pabesueshme, ka raste kur personat që vuajnë nga depresioni mund të mos e dinë këtë as vetë. Por, ekzistojnë disa shenja, të cilat tregojnë se duhet kërkuar ndihmë.

Imuniteti i dobët - është shenjë karakteristike e depresionit, meqë ky i fundit çon deri te zvogëlimi i aktivitetit fizik.

Lodhja dhe përgjumja - nëse shpesh vuani nga lodhja dhe përgjumja dhe nuk mund të pushoni si duhet, këto mund të jenë shenja të fshehta të depresionit.

Mos e leni pa kërkuar këshillë të mjekut.

Rënia e vullnetit - është njëra ndër shenjat më të theksuara të depresionit. Nëse nuk keni vullnet për të punuar, apo për t'u shoqëruar, dhe vazhdimisht ndiheni keq, atëherë këto janë shenja të depresionit.

Ngrënia - nëse gjatë ditës nuk hani, e gjatë natës konsumoni sasi enorme të ushqimit, kjo mund të çojë deri te problemet e ndryshme me peshë trupore, por është edhe shenjë e depresionit.

(Kosova Sot Online)