Ilaçi kundër djegieve të dhembshme gjendet në kuzhinë

  • E.K /
  • 13 maj 2021 - 13:06
Ilaçi kundër djegieve të dhembshme gjendet në kuzhinë

Jemi në verë, ku djegiet në diell janë më të shpeshtat. Por, në vend se në barnatore, ilaçin duhet ta kërkoni në kuzhinën tuaj.

1. DOMATJA

Antioksiduesit nga domatja paraqesin një parandalim të mirë ndaj infeksioneve në sipërfaqe të lëkurës, të djegur nga dielli. Nxirreni domaten nga frigoriferi, imtësojeni me thikë dhe, derisa është ende e ftohtë, vendoseni në vendet e djegura.

2. TRANGUJT

Stimulojnë qarkullimin dhe në mënyrë të natyrshme e përtërijnë lagështinë e lëkurës, gjë që te djegiet nga dielli ka rëndësi të madhe. Trangullin e ftohtë e grini në rrathë dhe e qitni në vendet e djegura.

3. JOGURTI

Djegiet nga dielli qetësohen edhe me jogurt. Djegiet mund t'i lyeni me shtresë të trashë të jogurtit të ftohtë, apo me përzierjen e qullit të tërshërës me jogurt. Pas 15 minutave shpëlajeni këtë masë me ujë të ftohtë.

 4. SODA E BUKËS

Nëse ju është djegur një pjesë më e madhe e trupit, atëherë mbusheni vaskën me ujë të vakët dhe në të qitni gjysmë filxhani sodë të bukës. Qëndroni në ujë rreth dhjetë minuta. Te djegiet më të vogla lëkurën mund ta lyeni me ujë të ftohtë, ku keni tretur sodë të bukës.

5. ÇAJI I KAMOMILIT

Futni qeskat (filtrat) e çajit të kamomilit në ujë të valë, kulloni dhe lëreni çajin në frigorifer që të ftohet. Qeskat e ftohta qitni në vendet e djegura dhe mbani për rreth 5 minuta. Përsëriteni këtë disa herë.

6. ÇAJI I GJELBËR

Ndihmon në përtëritjen e lëkurës së dëmtuar, prandaj vendosni qeskat e çajit jeshil në vendet e djegura. 7. MJALTI Sikur edhe jogurti, mjalti e përtërinë lëkurën e djegur. Thjesht lyejeni në lëkurën e dëmtuar dhe lëreni që të qëndrojë 15 minuta. Shpëlajeni me ujë të ftohtë.

7. PATATET

Kjo perime vepron si analgjetik natyror, respektivisht si preparat kundër dhembjeve. Grijeni pataten apo gërryejeni atë dhe vendoseni në vendet e djegura.

(Kosova Sot Online)