
Lexoni edhe:
Në takimin e radhës Kurti- Vuçiq ,vetëm me platformë unike të partive politike
Stina e verës lidhet drejtpërdrejtë me produktin e akullores. Konsumi i saj nuk njeh moshë dhe as vend, nga plazhi dhe deri në ambientet e shtëpisë.
Mirëpo, sa e pëlqyer nga të gjithë, akullorja është edhe një ushqim tepër delikat që prishet lehtë për shkak të përmbajtjes së qumështit. Ajo duhet të mbrohet në të gjitha fazat, nga prodhimi në konsum.
Në takimin e radhës Kurti- Vuçiq ,vetëm me platformë unike të partive politikeLexoni edhe:
Kur akullorja shkrin dhe ngrin, në të krijohen bakteret patogjene. Kjo gjë mund të kuptohet përmes disa kristaleve të akullit, të cilat ndjehen teksa e shijon ose vihen re në sipërfaqen e saj.
Qumështi i përdorur në prodhim duhet të jetë i kontrolluar dhe i gatuar me nxehtësinë e duhur për të shkatërruar mikroorganizmat patogjene. Përndryshe, mund të krijohen te konsumatori sëmundje të ndryshme të transmetuara përmes qumështit.
(Kosova Sot Online)